HomeAktualitetKryesore

“Meta kishte katër javë që vinte vërdallë në lokalet e Tiranës”: Ja për çfarë po përgatitej!

“Meta kishte katër javë që vinte vërdallë në lokalet e Tiranës”: Ja për çfarë po përgatitej!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se vendimi i presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhejeve, nuk ishte i papritur për të.

Balla tha në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, se “Meta kishte nja katër-pesë javë që vinte vërdallë nëpër lokalet e Tiranës dhe çonte llaf që do bëjë këtë dekret”.

Deklarata e Ballës

Ilir Meta kishte nja katër pesë javë që vinte vërdallë në lokalet e Tiranës dhe çonte llaf që unë do bëj këtë dekretin. Kjo ka qenë qysh para dy javësh, e kishte thënë edhe publikisht këtë, që po shqyrtonte mundësinë për të bërë këtë akt. Për mua nuk ka qenë aspak surprizë, është pjesë e mbylljes së një cikli që ka nisur që në qershor.