HomeAktualitetKryesore

Meta mban ‘peng’ Gjykatën Kushtetuese, mblidhet Kuvendi: “Shuplaka” e fortë që pritet t’i jepet sot Presidentit

Meta mban ‘peng’ Gjykatën Kushtetuese, mblidhet Kuvendi: “Shuplaka” e fortë që pritet t’i jepet sot Presidentit

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet në seancë plenare Kuvendi.

Mësohet se në rendin e ditës është miratimi i kandidatit të dytë të Gjykatës Kushtetuese, pasi presidenti Ilir Meta nuk pranoi ta emërojë duke krijuar një ngërç. Metës i skadoi afati i emërimit të anëtarit të dytë të Kushtetueses më 8 nëntor, ndërsa tha se është radha e Kuvendit për ta emëruar.

Sipas tij, emërimi i anëtarit të dytë është në shkelje të Kushtetutës dhe për këtë i dërgoi një letër kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit, avokatit të popullit dhe drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.