HomeAktualitet

Meta në një tryezë me Agron Nezën, Berisha: S’më çudit! Mund t’i ketë mbledhur vëllai gazetar, kishte reputacion të mirë

Meta në një tryezë me Agron Nezën, Berisha: S’më çudit! Mund t’i ketë mbledhur vëllai gazetar, kishte reputacion të mirë

Sali Berisha ka komentuar fotografinë, ku aleati i tij Ilir Meta shfaqet në praninë e ‘Personit A’ të dosjes së Uashingtonit, Agron Neza.

Sipas tij, Meta është takuar me Agron Nezën falë njohjeve që kanë pasur me vëllain e tij gazetar, Agim Neza.

“Nëse është problemi tek opozita, opozita nuk ka patur asnjë pushtet dhe gjëra konkrete nuk i ka kërkuar dhe nuk mund t’i kërkonte McGonigal. përderisa ka shpërthyer skandali, Agron Neza ishte shqiptaro-amerikan, i cili thuhet se u thoshte njerëzve që jam punonjës i FBI.

Nëse Ilir Meta ka drekuar e darkuar me të, nuk më çudit kjo. Ai ka pasur një vëlla gazetar, njeri serioz, i cili ka qenë zëdhënës edhe te PD, edhe te LSI kështu që i ndjeri Agim Neza ka qenë njeri me reputacion të mirë.

S’kam dëgjuar asnjëherë se ka qenë i implikuar në këtë apo atë aferë. Edhe mua, po të më thoshte takim, po të kisha kohë do e kisha pritur”, tha Berisha.