HomeAktualitetKryesore

Meta në stërvitje për tu pregatitur për ditë të vështira…me tuta mezi kalon përroin, por dërgon mesazhe antiamerikane duke i quajtur të “paanshmit” (Video)

Meta në stërvitje  për tu pregatitur për ditë të vështira…me tuta mezi kalon përroin, por dërgon mesazhe antiamerikane duke i quajtur të “paanshmit” (Video)

Ilir Meta dhe pse zyrtarisht ka nisur pushimet, ka reaguar për krizën politike në vend.

Ai është shprehur: “Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Reagimi:

Mirëmëngjes të dashur miq!

Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?

Ju uroj një fundjavë të mbarë!