HomeAktualitetDebat

Meta ngre tonet ndaj Ramës: Fola me Fevziun, hajde përballemi në “Opinion”

Meta ngre tonet ndaj Ramës: Fola me Fevziun, hajde përballemi në “Opinion”

Presidenti Ilir Meta nuk po gjen qetësi dhe i është përgjigjur sërish kryeministrit Rama, pasi e ironizoi se me dekoratat që po jep po sëkëlldisin jo vetëm shqiptarët, por edhe të rënët.

Meta shkruan se ka konfirmuar nga gazetari Blendi Fevziu gatishmërinë e tij për të dalë në një përballje ‘live’ me kryeministrin Rama. Jo vetëm kaq, por Meta paralajmëron se nëse Rama nuk e pranon këtë ftesë të jap dorëheqjen dhe të largohet.

“Sapo i kam konfirmuar z.Blendi Fevziu gatishmërinë time për të dalë në “Opinion” me Kryeministrin në detyrë, i cili mund të marrë edhe përforcime me vete.

Transparenca e vetmja rrugë! Dil në përballje ose largohu!”, shkruan Meta.