HomeAktualitet

Meta nuk heq dorë, dekorata pa kriter! Pas Ylli Bakës, titull të lartë edhe për Eranda Libohovën: “Mjeshtre e Madhe”, ka vokal të ngrohtë

Meta nuk heq dorë, dekorata pa kriter! Pas Ylli Bakës, titull të lartë edhe për Eranda Libohovën: “Mjeshtre e Madhe”, ka vokal të ngrohtë

Pas këngëtarit Ylli Baka, Ilir Meta vlerësoi sot edhe këngëtaren Eranda Libohova me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Kreu i Shtetit shkruan se artistja në fjalë ka dhënë kontributin e saj të vyer në muzikën shqiptare.

“Artistja e mirënjohur, Eranda Libohova, është një nga këngëtaret më të dashura dhe të vlerësuara nga publiku.

Me një kontribut të vyer 35-vjeçar në muzikën shqiptare, falë vokalit të ngrohtë, talentit të rrallë dhe interpretimit të veçantë, të thuajse gjithë zhanreve dhe rrymave muzikore, veçanërisht të këngëve popullore dhe tradicionale, ajo e ka fituar me meritë simpatinë dhe duartrokitjet e artdashësve duke lënë gjurmë ndër breza me hitet e saj.

Për të gjithë kontributin e vyer në evidentimin e vlerave më të mira artistike kombëtare, pata kënaqësinë që edhe në praninë e shumë kolegëve të saj të nderuar, ta vlerësoja këngëtaren e shquar Eranda Libohova me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh