HomeAktualitetDebat

Meta nuk ka frikë, Meta është trim! Mburrje qesharake nga Korça me lehsin Blushi: Nuk dua truproje, vetëm shoferin se nuk i jap makinës…jam i zënë me punë rrugës

Meta nuk ka frikë, Meta është trim! Mburrje qesharake nga Korça me lehsin Blushi: Nuk dua truproje, vetëm shoferin se nuk i jap makinës…jam i zënë me punë rrugës

Ilir Meta tregoi nga Korça pse u shfaq mëngjesin e sotëm pa truproja, në takime me qytetarët në Maliq.

Duke folur për media, Meta tha se nuk ka nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferin, që sipas tij, është i detyruar ta marrë, pasi nuk mund t’i japë makinës vetë.

“S’kam nevojë për asnjë shoqërues, përveç shoferit, sepse kuptohet Presidenti edhe kur udhëton është i detyruar të punojë dhe s’mund t’i japë makinës.

Nëse do t’i jepja, nuk do të isha në funksion të detyrës, sepse do të isha ai personi i përgjegjshëm”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetarët nëse duhet të votojnë më 25 prill të infektuarit me koronavirus, Kreu i Shtetit deklaroi se “E drejta kushtetuese për të votuar prevalon mbi çdo lloj pengese, apo vështirësie.

Ne e dimë që ky është një problem, por të mos harrojmë se Kosova ka bërë zgjedhje në kushte shumë të vështira.

Të gjejmë rrugën më taktike që ruan shëndetin e çdo qytetari, por as nuk i privon për të ushtruar të drejtën e tyre. Çdo akt që del është në respekt të Kushtetutës, jo për të dhunuar një të drejtë kushtetuese”.