HomeKuriozitet

“Meta” prezanton supersyzet me Inteligjencë Artificiale

“Meta” prezanton supersyzet me Inteligjencë Artificiale

Meta ka zbuluar versionin më të fundit të syzeve inteligjente Ray-Ban të krijuara nga inteligjenca artificiale, të cilat sjellin një sërë përmirësimesh.

Më interesantja: një ekran i vogël që të lejon të shohësh video dhe mesazhe, si dhe një byzylyk inteligjent që i kontrollon syzet.

Këto janë risitë më të fundit të prezantuara gjatë ngjarjes Meta Connect 2025.

Një alternativë ndaj smartphone-it?

Syzet inteligjente me AI tani kanë një ekran të vogël dhe një byzylyk nervor që kap gjestet më të imta të dorës, duke u dhënë përdoruesve mundësinë t’i komandojnë me lëvizje të thjeshta.

CEO i Metës, Mark Zuckerberg, tha se përdoruesit mund të kontrollojnë byzylykun me “lëvizje pothuajse të padukshme”. Pajisja mban emrin Meta Neural Band.

Pra nga ekrani i orës smart dhe telefonit, gjithçka do e lexosh në syze.