HomeAktualitetDebat

Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: Vjen reagimi i parë nga qeveria

Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: Vjen reagimi i parë nga qeveria

Sot Ilir Meta doli me zë dhe me figurë duke zbuluar pazarin që kishte bërë me Lulzim Bashën për zgjedhjet vendore të 2019.

Meta tha se Basha i është përgjëruar e madje me lot në sy që presidenti të nxirrte një dekret për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit e të vendoste një datë tjetër.

Kjo lutje e Bashës, vinte pasi ai kishte thirrur një protestë me datën 8 qershor, e cila sipas informacioneve, mund të përshkallëzonte në dhunë, pasi vetë kryetari i opozitës i cili i kishte thirrur në shesh nuk do të mund t’i kontrollonte, dhe do të bëhej përgjegjës për dhunën që mund të ndodhte.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar dhe deputeti i PS-së Erion Braçe. Ai tha se kjo është një tallje e madhe me njerëzit.

Postimi

PA FJALE! Por nje fjali do e them:

CFARE TALLJE E MADHE ME NJEREZIT, TE DREJTEN E TYRE PER TE ZGJEDHUR; THJESHT E VETEM NJE QELLIM: PUSHTETIN! Jane nje E KEQE e ndare ne tresh!

Te bejne cte duan, te thone cte duan, te deshmojne per ckane bere, JANE E NJEJTA E KEQE!