HomeAktualitetDebat

Meta vijon qëndrimin për emërimet në Kushtetutë: “Kjo çështje nuk duhet të shkonte në Venecia. Të premten do takohemi prapë.”

Meta vijon qëndrimin për emërimet në Kushtetutë: “Kjo çështje nuk duhet të shkonte në Venecia. Të premten do takohemi prapë.”

Gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kryenegociatorin e Shqipërisë në BE Zef Mazin, Presidenti Meta u pyet edhe në lidhje me emrat që ka nisur në Kushtetuese, por që KED ende nuk ka bërë vlerësimin.

“I keni në raportin paraprak të 6 marsit. Kjo çështje nuk duhet që të shkonte në Venecia. Kushtetutën tonë e ka shkuar Venecia. Por nuk i ndaloja dot të tjerët. Është çështja që ka zgjatur më shumë se çdo tjetër.

Raporti duhet të dilte në mars, u shty me 5 muaj. Do t’ua japim që t’ju lehtësojë punën tuaj. Vetëm ajo na jep siguri juridike. Presidenti ka qenë dhe është besnik i Kushtetutës.

Një falenderim për të gjithë shqiptarëve që në 2 mars kishin besim tek presidenti dhe u bashkuan për t’i thënë ndal kapjes së GJK. Të premten do të takohemi prapë.”, u shpreh Meta