HomeAktualitetDebat

Mickoski i Maqedonisë Veriore e “vendos” vet se kush do hyjë i pari në BE: Jemi shumë përpara Tiranës në rrugën drejt BE-së, ata janë pas nesh dhe Serbisë… të fundit

Mickoski i Maqedonisë Veriore e “vendos” vet se kush do hyjë i pari në BE: Jemi shumë përpara Tiranës në rrugën drejt BE-së, ata janë pas nesh dhe Serbisë… të fundit

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, duke komentuar raportin e progresit të Komisionit Evropian për vendin e tij, ka deklaruar se ka më tepër arritje se Shqipëria.

Mickoski tha se nuk pajtohet me deklaratën e disa komisionerëve evropianë se Shqipëria është përpara Maqedonisë në rrugën drejt BE-së.

Ai shtoi se tani, pas zgjedhjeve lokale, qeveria do të përqendrohet në reformat në gjyqësor.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur pas raportit, sepse nuk ka konstatuar regres në ecurinë e reformave.

Duhet pranuar se ka ngecje në disa fusha, dhe për këtë arsye nevojiten ndryshime në Këshillin Gjyqësor dhe në Prokurori.

Gjithsesi, ne jemi para Shqipërisë në arritje e reforma.

Do të ishte më mirë nëse do të bënim ndryshimet kushtetuese, dhe pastaj nuk do të kishim një ‘veto’.

Mali i Zi është i pari, Maqedonia dhe Serbia në vendin e dytë, dhe pastaj vjen Shqipëria”, tha Mickoski.