HomeAktualitet

Mijëra besimtarë myslimanë falën Fitër Bajramin në Sheshin ‘Skënderbej’

Mijëra besimtarë myslimanë falën Fitër Bajramin në Sheshin ‘Skënderbej’

Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Fitër Bajramit në sheshin ‘Skëndërbej’.

Mijëra të tjerë e kryen ritin fetar në sheshe e xhami kudo në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Ceremoni madhështore u zhvilluan në mjaft qytete të Shqipërisë si në Elbasan, Vlorë, Shkodër, Durrës etj.

Festimet e Bajramit filluan që në orët e para të mëngjesit.

Në Tiranë fjalën përshëndetëse e mbajti kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Noa.al i uron gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin! Noa.al