HomeAktualitetSociale

Mijëra demonstrues në Paris protestojnë për çmimin e naftës, këtu ta mbushin makinën me ujë edhe një “t’boft mirë” në fund

Mijëra demonstrues në Paris protestojnë për çmimin e naftës, këtu ta mbushin makinën me ujë edhe një “t’boft mirë” në fund

Parisi është shndërruar në fushë-betejë.

Policia në Paris ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë protestuesit që janë duke i vazhduar protestat që nisën javën e kaluar kundër rritjes së çmimit të naftës.

Përplasja mes policisë dhe protestuesve shpërtheu pranë pallatit Elysee, kur protestuesit u përpoqën ta thejnë kordonin e policisë që i mbronte zonat e ndjeshme në qendër të qytetit.