HomeAktualitetKryesore

“Mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme në Shqipëri”! Ja si mediat e PD-LSI i bënin jehonë fake news-eve të Metës për denigrimin e Ramës!

“Mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme në Shqipëri”! Ja si mediat e PD-LSI i bënin jehonë fake news-eve të Metës për denigrimin e Ramës!

Mediat italiane publikuan ditën e sotme hetimet e drejtësisë fqinje lidhur me skandalin e fushatës denigruese të ndërmarrë nga këshilltari i presidentit, Ilir Kulla, për të goditur kryeministrin Edi Rama.

Në vitin 2017, kjo fushatë u ndihmua edhe nga mediat pranë PD-LSI të cilat u përpoqën të përcillnin “fake news-et” e fabrikuara për mijëra kontenierë me mbetje të rrezikshme në Shqipëri.

Edhe pse shumica e shkrimeve janë fshirë pas publikimit të skandalit, pas një kërkimi në motorin e kërkimit “Google” mundëm të gjejmë disa prej tyre.

Këto media asokohe i bënë jehonë të jashtëzakonshme këtyre lajmeve të rreme pa kryer asnjë verifikim paraprak mbi besueshmërinë e burimit të tij.

Ndërkohë, sipas përgjimeve nga prokuroria italiane rezulton që ishin thjesht disa lajme të fabrikuara nga një webfaqe anonime e krijuar posacërisht për shpërndarjen e ‘fake news’.

Më poshtë po përcjellim disa nga lajmet e përcjella në atë hark kohor.

Ndërkohë, për të lexuar skandalin e plotë mund të klikoni (KËTU)