HomeBota

Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën

Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Kjo u raportua nga faqja e internetit izraelite e lajmeve Ynet.

Protesta vjen menjëherë pas njoftimit të djeshëm se kabineti izraelit i sigurisë kishte miratuar planin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për Rripin e Gazës, ku afërsisht 50 pengje mbeten robër, informon media.

Edhe familjet e pengjeve janë kundër këtij plani ushtarak. Teksa edhe shefi i IDF-së i ka dalë kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu për pushtimin e Gazës, duke e quajtur një “vrimë të zezë”.