HomeSport

Milani zhgënjen në “San Siro”, merr një pikë me fat ndaj Genoas

Milani zhgënjen në “San Siro”, merr një pikë me fat ndaj Genoas

Milani ka gabuar në sfidën e sotme të zhvilluar në “San Siro” përballë Genoas.

Skuadra e drejtuar nga Allegri nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1, në një ndeshje ku kuqezinjtë vuajtën jo pak.

Genoa kaloi e para në avantazh pas një autogoli të Pulisic, ndërsa Milani arriti të barazojë vetëm në minutat e fundit me anë të Leãos.

Në frymën e fundit të takimit, Genoa kishte një mundësi të artë për të marrë tre pikët, por shpërdoroi një 11-metërsh, duke i dhuruar kështu Milanit një pikë me fat.

Me këtë barazim, Milani mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, 3 më pak se Interi kryesues i Serie A.