HomeAktualitet

Miliarderi Alex Soros publikon foto me Ramën dhe Lindën: E mrekullueshme që takohemi sërish!

Miliarderi Alex Soros publikon foto me Ramën dhe Lindën: E mrekullueshme që takohemi sërish!

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për disa ditë me radhë në New York, ku ka marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së.

Të pranishëm kanë qenë liderë botërorë e rajonalë, ku janë diskutuar një sërë çështjes, por me fokus kryesor te luftërat.

Gjatë vizitës në Neë York, Rama është takuar edhe me Alex Soros, djali i filantropit George Soros.

“Gjithmonë e mrekullueshme për të qenë përsëri bashkë pavarësisht se ku e gjejmë veten”, shkruan Soros teksa poston foto krah Edi Ramës, Linda Ramës dhe partneres së tij.

Djali i filantropit hungarezo-amerikan shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale.