HomeAktualitetDebat

Militantët e PD dhe LSI përplasen me policinë, dy aleatët e Bashës pinë kafe

Militantët e PD dhe LSI përplasen me policinë, dy aleatët e Bashës pinë kafe

Teksa protestuesit e opozitës ishin duke u përplasur me policinë para Parlamentit për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, dy nga aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha po konsumonin kafe.

Vangjel Dule dhe Nard Ndoka janë parë duke pirë kafe në një lokal pranë Kuvendit ku jashtë qytetarët kërkonin largimin e qeverisë.

Dule dhe Ndoka konsiderohen si dy pretendentë të rëndësishëm për poste ministrore në rast se opozita vjen në pushtet.