HomeAktualitetDebat

Militantët e PD xhirojnë gomat e makinës në mes të rrugës, Spahiu: Këta s’quhen “ndryshim” por “trishtim”, u ka ngelur ora më ’91

Militantët e PD xhirojnë gomat e makinës në mes të rrugës, Spahiu: Këta s’quhen “ndryshim” por “trishtim”, u ka ngelur ora më ’91

Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha në çdo qytet që ka zhvilluar fushatë është shoqëruar nga dhjetëra makina me flamuj të Partisë Demokratike.

Por karvani i gjatë i makinave shpesh bëhet shkak për bllokimin e trafikut, ndaj themeluesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka publikuar një video ku shihen mbështetësit e PD që xhirojnë gomat e makinave në mes të rrugës.

Ai e quan sjellje primitive veprimin e militantëve të PD, ndërsa thotë se ky nuk është “ndryshim” por trishtim”.

“Disa njerzve u ka ngel ora në vitin 1991 dhe s’ju lëviz. Këta s’quhen “NDRYSHIM” por “TRISHTIM” Shikoni dhe dëgjoni sa primitive”, shkruan Spahiu.