HomeAktualitet

Ministrat e rinj të Ramës në Presidencë, ja detajet e ceremonisë së betimit

Ministrat e rinj të Ramës në Presidencë, ja detajet e ceremonisë së betimit

Një ditë pasi Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e 7 ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministrin Erion Braçe, ditën e sotme në institucionin e Presidencës u mbajt ceremonia e betimit.

Ndërkohë që në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar vet kryeministri Edi Rama, ndërsa ende Meta nuk ka thënë fjalën e tij, pasi nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin.

LISTA

. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës

. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros

. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos

. Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin

. Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit

. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit