HomeAktualitet

Ministri gjerman “shuplakë” PD dhe LSI: D.huna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë të papranueshme. Pengojnë rrugën drejt BE-së!

Ministri gjerman “shuplakë” PD dhe LSI: D.huna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë të papranueshme. Pengojnë rrugën drejt BE-së!

Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën, Michal Roth ne nje interviste te dhene per Spiegel teksa ka folur per situaten ne Ballkan, ka folur edhe per situaten politike ne Shqiperi dhe protestat e opozites.

Ministri gjerman i ka dhene nje tjeter ‘shuplake’ PD-LSI-se, largimit te saj nga zgjedhjet dhe dhuna ne protesta, teksa eshte shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci.

Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.

Me tej, ai thekson se Shqiperia ka bere nje rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

Pjese nga intervista:

Spiegel: Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A perbejne këto rrezik per fillimin e negociatave të anetaresimit?

Roth: Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.

Shqiperia ka bere nje rruge te gjate për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.