HomeAktualitetDebat

Miratimi në parim i propozimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë për Bashën e Kryemadhin

Miratimi në parim i propozimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, reagon Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë për Bashën e Kryemadhin

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar lidhur me draftin qw Opozita e Bashkuar paraqiti sot për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kim nga Himara komenton se është e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë dhe vijon të jetë e angazhuar.

Po ashtu ajo riapelon që partitë duhet t’u qëndrojnë fjalës për ‘5 qershorin’ teksa thekson se duhet të sjellin në tryezë propozime reale.

‘’Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nenshkruar ‘5 qershorin’ t’i qendrojë fjalës’’- tha Kim.