HomeAktualitetDebat

Miri i Gërdecit thotë se Shqipëria është një “republikë bananesh”: Asnjë politikan para drejtësisë?!

Miri i Gërdecit thotë se Shqipëria është një “republikë bananesh”: Asnjë politikan para drejtësisë?!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një deklarate për mediat paraditen e sotme ka lëshuar akuza të ashpra, kundër kryeministrit Edi Rama.

Mediu ka thënë se Rama e ka kthyer vendin në një repulikë bananesh.

“Këtu është një republikë bananesh. Nuk është vendosur para drejtësisë asnjë politikan, që ka blerë zgjedhjet.

Arroganca është mëkati më i madh i kësaj qeverie”, – deklaroi kreu i Partisë Republikane.

Ndër të tjera Mediu gjatë fjalës së tij tha se situata midis bandave në Vlorë është në gjendje alarmante.

Kujtojme se Fatmir Mediu ka qene ministri i Mbrojtjes kur shpertheu punishtja e demontimit te municioneve ne Gerdec, ku u vrane 26 njerez te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere.