HomeAktualitetKryesore

“Mirmëngjes me lajmin e bukur”! Kryeministri Rama nxjerr videon dhe tregon realizimin e premtimit të madh

“Mirmëngjes me lajmin e bukur”! Kryeministri Rama nxjerr videon dhe tregon realizimin e premtimit të madh

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke na treguar se 30,067 bebe kanë përfituar bonusin që nga 1 janari kur VKM-ja hyri në fuqi, deri në fund të muajit tetor.

‘MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e bukur të 30,067 bebeve që kanë përfituar bonusin deri në fund të tetorit 2019, ju uroj një ditë të mbarë’”, shkruan Rama në ‘Facebook’.

Sipas VKM-së përkatëse, shpërblimi për lindje është në masën 40.000 lekë për lindjen e fëmijës së parë; 80.000 lekë për lindjen e fëmijës së dytë dhe 120.000 lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim.

Ndërkohë, për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit është 80.000 lekë për secilin fëmijë. Kurse, për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit numëron 120.000 lekë për secilin fëmijë.

Ndihmën e menjëhershme financiare e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.