HomeAktualitetKronike

Misteri i pazbardhur i zh.dukjes së 10-vjeçarit Julian Çela: Dyshime mbi profesionin e babait në SHIK dhe lidhja me v.rasjen e Skerdilajd Konomit

Misteri i pazbardhur i zh.dukjes së 10-vjeçarit Julian Çela: Dyshime mbi profesionin e babait në SHIK dhe lidhja me v.rasjen e Skerdilajd Konomit

Detaje të reja janë zbardhur mbrëmjn e e djeshme nga zh.dukja e mistershme të Julian Çelës, djalit 10-vjeçar që t.ronditi gjithë opinionin publik.

“Babai i Julianit në atë kohë ka patuar një detyrë të rëndësishme. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me punë e tij duke qenë se anë atë kohë po hetonte çështje të rëndësishme”, shprehet Anila Hoxha.

9 shtatori i 2011 do të shënonte fundin f.atal për një nga gjyqtarët e Vlorës.

Automjeti tip Mercedes Benz i Skerdilajd Konomi sh.përthen në ecje në bulevardin qendror të Vlorës rreth orës 09:00, në momentin kur ishte duke shkuar në zyrë për të nisur ditën e punës si normalisht.

Automjetit i ishte vendosur një sasi prej rreth gjysmë kilogrami t.ritol, nga sh.përthimi i telekomanduar i së cilës ai nuk mundi të sh.pëtonte.

E.kzekutimi m.afioz i Skerdilajd Konomit shkundi strukturat shtetërore që të vihen në lëvizje për zbulimin e autorëve.

Mes agjencive që iu transmetua urdhri për mbledhjen e informacioneve për këtë v.rasje ishte edhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

SHIK udhëzoi agjentët në terren, sidomos në Vlorë dhe Durrës që të grumbullonin informacione që mund të çonin në zbardhjen e v.rasjes së Skerdilajd Konomit.

Mes personave që u ngarkua me këtë detyrë në Durrës ishte zv. drejtori i SHIK, Isa Çopa. Por, vetëm pak javë pas marrjes së këtij urdhri, në 24 tetor 2011, Çopa gjendet i sh.krumbuar brenda automjetit të tij në Plazhin e Currilave.

Brenda makinës është gjetur p.istoleta e tij që kishte sh.krepur një herë. Policia tha paraprakisht se dyshonte për vetëv.rasje, nisur edhe nga një mesazh që i ndjeri i kishte dërguar në telefon të birit.

I risollëm këto ngjarje në kujtesë për të bërë lidhjen me një nga pistat kryesore të zh.dukjes së Julian Çelës.

Rr.ëmbimi i të miturit mund të jetë bërë nga persona të interesuar dhe që lidhet me detyrën e Skënder Çelës, babait të Julianit.

Në atë kohë ai mbante detyrën e nëndrejtorit në Drejtorinë e Antit.errorit në SHISH dhe mbulonte Sektorin Kundër K.rimit të Organizuar. Rrëmbimi vjen pas dy v.rasjeve të bujshme, gjyqtarit Konomi dhe kolegut të tij Çopa.