HomeMetro

Mjeshtri i komedisë dhe humorit shqiptar Sejfulla Myftari, Cekja feston 73 vjetorin e lindjes

Mjeshtri i komedisë dhe humorit shqiptar Sejfulla Myftari, Cekja feston 73 vjetorin e lindjes

Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston sot ditëlindjen. “Cekja”, ka lindur në Poliçan të Beratit me 25 Janar të vitit 1951.

Sot aktori i komedisë shqiptare, feston 73 vjetorin e lindjes.

Sejfulla Myftari e ka nisur humorin në vitet 1971-1973 krahas me emrat simbol të humorit shqiptar, Zef Deda, Roland Trebicka, Koco Devole e shumë artistë të tjerë.

“Cekja” ka interpretuar një sërë rolesh gjatë karrierës së tij ku mund të përmendim këtu disa prej tyre.

Rolin e Doktor “Zeqo Pilafi” me batutën e famshme “Yyyp Xhixhi”.

Pas vitit 1990-të u bë një prej aktorëve më të aktivizuar në shumë telekomedi.

Ka luajtur në shumë komedi dhe filma, ku ai ka spikatur me veçantinë, freskinë dhe origjinalitetin e tij nepërmjet së cilës e ka lënë gojëhapur publikun.

Më tej poi u kujtojmë disa nga veprat më të spikatura të aktorit të komedisë dhe humorit shqiptar.