HomeAktualitetKryesore

Momenti kur Arjan Sala vrapon brenda qendrës tregëtare për të shpëtuar kolegët nga flakët (Foto)

Momenti kur Arjan Sala vrapon brenda qendrës tregëtare për të shpëtuar kolegët nga flakët (Foto)

Momenti kur Arjan Sala vrapon për të shpëtuar kolegët e tij është kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Sot, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e ka shpallur Arjan Salën “Dëshmor të Atdheut”. Sala humbi jetën pak ditë më parë, në magazinat e qendrës tregtare Casa Italia, në përpjekje për të shpëtuar kolegët e tij.

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin.