HomeAktualitet

Momenti kur studentët përzënë dhëndërin e Edi Palokës dhe Bledi Fevziun (Video)

Momenti kur studentët përzënë dhëndërin e Edi Palokës dhe Bledi Fevziun (Video)

Mijëra studentë kanë bojkotuar sot mësimin dhe po protestojnë përpara ministrisë së Arsimit. Kjo është dita e tretë e protestës së tyre dhe kërkesat kryesore të të rinjve janë përgjysmim i tarifës dhe përmirësim të kushteve në konvikte.

Vazhdimisht studentët kanë bërë thirrje se nuk pranojnë personazhe të politikës, për të evidentuar politizimin e protestës.

Madje kanë përzënë profesorin Edmond Tupja, i cili është dhe dhëndri i Edi Palokës. Po ashtu është refuzuar riardhja në turmë e Blendi Fevziut.

Grupi “i zjarrtë” studentor po mundohet të udhëheqë turmën kundër selive të tre partive politike: PD, PS dhe LSI.

Të tre këto seli do të shpallen”non grata” dhe do të konsiderohen si bastija e shqiptarëve që duhet shembur./Pamfleti

Studentët përzënë Edomond Tupen, i heqin nga dora megafonin

Studentët përzënë Edomond Tupen, i heqin nga dora megafoninKjo është një video e siguruar nga newsbomb.al që tregon se si studentët i marin megafonin Tupes kur ky i fundit, nga rreshti i parë i protestës, kërkon të flasë.Studentët nuk kanë pranuar as dje mbështetjen e politikanëve apo figurave të ekranit duke thënë se mund t’ia dalin të vetëm.Ata i druhen politizimit të protestës që në fakt do zhvendoste vëmendjen nga kërkesat e tyre reale.“Jo politikë, jo politikë”, dëgjohet të thërrasin studentët vazhdimisht.

Publiée par newsbomb.al sur Vendredi 7 décembre 2018