HomeAktualitet

“Mona e çizmes” kërkon edukatë nga Rama, kërkesë zyrtare Ruçit

“Mona e çizmes” kërkon edukatë nga Rama, kërkesë zyrtare Ruçit

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka mbërë kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca parlamentare.

Në një kërkesë zyrtare Grupi parlamentar i kësaj force politike shkruan se duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregullorem e kuvendit të Kryeministri Rama në seancën e kaluar plenare kërkojnë përjashtimin e tij.

“Nuk është hera e parë që përmes retorikës së vet si në rastin e mësipërm, kryeministri iu drejtohet qytetarëve  dhe deputetëve me  shprehje apo stilema të tilla fyese  dhe denigruese , që dëshmon se  kemi të bëjmë jo vetëm me raste  të përsëritura, por edhe një konsistencë të shfaqjes arrogante e me mungesë të etikës  dhe të normave elementare  të edukatës nga ana e tij, çka përbën një shkelje flagrante të rregullores së kuvendit dhe normave të etikës parlamentare dhe qytetarëve në komunikimin publik”.