HomeAktualitet

Moni ka një hall kur deklaron: Duam Veliajn kryeministër!

Moni ka një hall kur deklaron: Duam Veliajn kryeministër!

“Erion Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve”,- kështu ka deklaruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga studio e “Dritare me Rudinën”, në News24.

Kryemadhi ka mbrojtur fort deklaratën e saj se Veliaj ka bërë goxha punë në Tiranë dhe është një kundërshtar i fortë ndaj Edi Ramës.

“Protesta u mundua të kapej dhe nga Erion Veliaj. Sepse atij i duhej kundër Ramës, që ky ta kandidojë krytar Bashkie, por studentët u treguan të zgjuar e kapën që në fillim situatën dhe luftuan fort për kauzën e tyre”,- tha Kryemadhi.