HomeAktualitetDebat

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha japin dorëheqjen si kryetarë të LSI dhe PD?!

Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha japin dorëheqjen si kryetarë të LSI dhe PD?!

Protesta e Partise Demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim eshte mbyllur. Pese ore ka zgjatur tubimi i tyre, ku militantet e opozites i shkaterruan hyrjen e kryeministrise, por nuk u cenuan per asnje moment nga policia.

Por, perpara se kjo proteste te ndodhte, Monika Kryemadhi ka perseritur vazhdimisht, (hera e fundit qe e tha ishte ne emisionin Opinion), se ne date 16 shkurt (pra sot) ose do te jape doreheqjen Edi Rama, ose do te jape doreheqjen ajo dhe Lulzim Basha.

Ajo e bindur në rrëzimin e Ramës nga pushteti e argumenton me këtë frazë: “O do iki unë me Lul Bashën, ose do iki Rama…”.

Por protesta mbaroi. Edi Rama eshte serish kryeminister sepse kryeministri ne Shqiperi zgjidhet me vote e jo me rremuje.

Pyetja qe shtrohet eshte: A do te jape sot doreheqjen Monika Kryemadhi e Lulzim Basha?

Sipas fjaleve te Monikes, kjo tanime ka ndodhur, gjithesesi, Monika ”nganjehere” genjen, ndaj….

Mbetet te presim.