HomeAktualitetDebat

Monika në “rrugë”, KQZ i dorëzon të hënën mandatin katër kandidatëve për deputet të LSI

Monika në “rrugë”, KQZ i dorëzon të hënën mandatin katër kandidatëve për deputet të LSI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e hënë në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit katër kandidatëve nga radhët e LSI-së, pas djegies së mandatit nga deputetët e kësoj force politike.

Kandidatët të cilët tanimë pritet të marrin vendet e lëna bosh nga LSI pas djegies së mandateve janë: Aurora Mara, Enver Roshi, Ylli Shehi dhe Edmond Rrushaj,

Rendi i ditës:

1- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

2- Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kristian Demokrate” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.

3- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Endrit Vullnetar Braimllari.

4- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Përparim Islam Spahiu.

5- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Edmond Llazar Haxhinasto.

6- Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Floida Fadajev Kërpaçi.