HomeMetro

“Mos i hëngshi paratë, nuk tolerojmë më”, këngëtarja shpërthen ndaj TCH pas sulmit me armë: Paguani për fatkeqësinë që ndodhi! Mbylleni BBV

“Mos i hëngshi paratë, nuk tolerojmë më”, këngëtarja shpërthen ndaj TCH pas sulmit me armë: Paguani për fatkeqësinë që ndodhi! Mbylleni BBV

Këngëtarja Ermiona Lekbello ka reaguar ashpër pas sumit me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja Pal Kola.

Ajo u bën thirrje drejtuesve të produksionit dhe bashkëpronareve, Sara Hoxha dhe Lori Hoxha që të mbyllin spektaklin e “Big Brother Vip”.

Ermiona ka publikuar një video ku shihen banorët brenda shtëpisë të cilët dëgjojnë të shtënat nga ngjarja e së hënës, duke shkruar: “Të mbyllet ky emision, kaloi çdo gjë, nuk tolerojmë më.

Të paguajnë këtë fatkeqësi që ndodhi. Mos i hengshi paratë”, ka shkruar Ermiona.