HomeAktualitetDebat

“Mos i jep gojës siç i jep b….. o Gaz”, Bardhi i kthen përgjigjen që nuk e priste kandidates së LSI

“Mos i jep gojës siç i jep b….. o Gaz”, Bardhi i kthen përgjigjen që nuk e priste kandidates së LSI

Mëngjesin e sotëm zyrtarja e LSI-së, Elona Guri sulmoi Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin.

“Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë”- shkruante Guri në Facebook.

Në lidhje me këtë deklaratë, Bardhi u pyet sot nga gazetarët dhe mbajti një qëndrim të prerë.

Pyetja: Doni ti ktheni përgjigje Elona Gurit?

Bardhi: Nuk e njoh fare kush është zonja. Unë kam dhënë me dhjetra konferenca për shtyp, ato që u fshehën dhe nuk erdhën një ditë në Elbasan, janë arsyeja se përse LSI nuk mori aty asnjë mandat. Ju e dini se LSI nuk zhvilloi asnjë fushatë në Elbasan.