Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka shtyrë për në datën 2 prill shpalljen e vendimit për kërkesën e bërë nga çifti Argita dhe Jamarbër Malltezi, vajza dhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, për lirimin e 25 pasurive të sekuestruara më herët nga SPAK për llogari të dosjes “Partizani”.
Shtyrja e vendimit erdhi për shkak se Prokuroria e Posaçme kërkoi kohë për të paraqitur pretendimet e saj lidhur me kërkesën e Malltezit. Mes pasurive të sekuestruara janë 16 apartamente, disa llogari bankare dhe kuotat e tij në disa shoqëri tregtare.
Kjo është e disata herë që Malltezi i drejtohet gjykatës për të liruar pasuritë. Më herët, më 16 janar, Argita dhe Jamarbër Malltezi iu rrëzua një tjetër kërkesë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm për lirimin e këtyre pasurive.

