HomeKuriozitet

“Mos ki frikë, nuk të kafshoj”! Dashuria e luaneshës për sorkadhen e vogël “shkelmon” ligjet e natyrës (Foto)

“Mos ki frikë, nuk të kafshoj”! Dashuria e luaneshës për sorkadhen e vogël “shkelmon” ligjet e natyrës (Foto)

Mund të mendoni se luanesha në foto thjesht po luan me ushqimin e saj, por në fakt nuk është aspak kështu.

Këto foto të rralla tregojnë se si kafsha grabitqare kujdeset për një sorkadhe të vogël njësoj si të ishte  pjella e saj.

Edhe pse sorkadhja është gjahu natyral i luaneshës, ajo ka arsye të fortë për të mos e ngrënë të voglin. Pak ditë më parë, një luan i ka vrarë këlyshët e saj, kështu që luanesha në zi tashmë ka gjetur dikë tjetër për ta mbrojtur dhe për t’u përkujdesur.