HomeAktualitetDebat

Mos më thuaj mua mashtrues! Taulant Balla i “fik llampat kazanxhiut” Rakipllari: Tërhiqe mbrapsht atë që the! Roberti i Panoramës flet pa lidhje

Mos më thuaj mua mashtrues! Taulant Balla i “fik llampat kazanxhiut” Rakipllari: Tërhiqe mbrapsht atë që the! Roberti i Panoramës flet pa lidhje

Robert Rakipllari dhe deputeti i PS Taulant Balla janë “përplasur” me njeri-tjetrin mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Rakipllari e ka quajtur PS mashtruese pas miratimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai tha se PS mashtroi qytetarët, opozitën parlamentare dhe ndërkombëtarët.

Balla i është kthyer Rakipllarit duke i kërkuar që ta tërheqë mbrapsht atë që tha.

Rakipllari: Ju jeni mashtruesa, kemi gënjyer qytetarët e Shqipërisë, ndërkombëtarët madje keni shkelur dhe marrëveshjen me opozitën parlamentare.

Balla: Askush, as ti dhe askush tjetër nuk mund të më thotë mua keni mashtruar tërhiqe atë që the. Mos më thuaj mua mashtrues!

Rakipllari: Unë nuk thashë ke mashtruar ti thashë jemi përballë një mashtrimi

Balla: Tërhiqe atë që the se nuk e ke mirë…

Dëgjo, 4 pikat që nxorri Fevziu aty janë pika që janë konsultuar me opozitën parlamentare.

Rakipllari: Unë them çfarë të dua. Hajdari dhe Murrizi thonë që ju e keni shkelur marrëveshjen me to.

Balla: Rudina është një nga 44 deputetët e opozitës parlamentare.

Rakipllari: Ju keni shkelur marrveshjen me qytetarët, me opozitën parlamentare dhe ndërkomëbtarët…

Balla: Ne kemi bërë atë që duhej, mjaft mashtruat opoinioni për shkelje marveshjesh me ndërkombëtarët. Lexoi mirë deklarimet e SHBA-së dhe BE-së sot