HomeAktualitet

“Mos u pallo me atë që s’ka libra në shtëpi”, ministrja Kumbaro sqaron opinionin: E përkthyet gabim!

“Mos u pallo me atë që s’ka libra në shtëpi”, ministrja Kumbaro sqaron opinionin: E përkthyet gabim!

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka reaguar një ditë pas postimit ku përcillte një mesazh për qytetarët që t’i rikthehen librit.

Forma e zgjedhur prej saj bëri xhiron në rrjetet sociale.

Përmes një shënimi në faqen e saj në Facebook, ajo sqaron mesazhin ku nënvizon se:

“Me keqardhje për të gjithë vorbullën e krijuar nga një citim origjinal i John Waters, i cili, siç ia arriti qëllimit kur e tha dhe bëri të flitej për librat, ia arriti përsëri edhe këtu, paçka se këtë herë keqkuptimet e keqinterpretimet ranë në “kurrizin” tim,

I ftoj të gjithë të mirëkuptojnë qëllimin nxitës për të mos e braktisur librin e leximin, si edhe të mos bien pre e përkthimit të gabuar, të këtij teksti?”, shkruan Kumbaro.