HomeBlog

Mos vrapon por pedaloni?! Versioni i kryeqytetit që nuk ka asnjë pistë atletike

Mos vrapon por pedaloni?! Versioni i kryeqytetit që nuk ka asnjë pistë atletike

Nga Romeo Kara

Me poshte kam postuar nje video dhe tre foto.

Ne video eshte vajza ime Patricia e cila eshte nje nga atletet me te vogla te atletikes, nen kujdesin e trajnerit te mirenjohur Sabri Bejleri, i cili ka qene trajneri i nje sere kampionesh kombetare dhe nderkombetare. Fatkeqesisht ky eshte ekipi i atletikes sot dhe ky eshte terreni per atletiken ne te gjithe Tiranen.

Tirana e cila dikur ka pasur minimumi gjashte pista atletike, sot nuk ka asnje.

Goditja e fundit iu dha me prishjen e stadiumit Qemal Stafa.

Mbreteresha e sporteve Atletika, u be per rahmet, disiplinat e saj jane ne zhdukje, trajneret jane harruar dhe mjediset e saj i perkasin vetem historise.

Mbi 350 atlete dhe 24 trainere kishte vetem ekipi i Tiranes dikur, ndersa sot nuk ka ngelur asgje nga lavdia e dikurshme.

Në tre fotot e tjera pervec videos jane tre atlete te se njejtes familje te cilet se bashku me vajzen time behen kater, por ne tre breza.

Kryeson listen Ajet Toska, gjyshi i vajzes sime dhe atleti me arritjet me te larta ne Shqiperi.

Ai pasohet nga mamaja e Patricias, Enxhi Toska, e cila la gjurmet e saj si kampione ne dy disiplina sportive.

Dinastia sportive vazhdon me dajen e Patricias, Rein, edhe ai atlet i nivelit te larte ne tre disiplina.

Duket qarte se dy brezat e pare jane ushtuar ne kushte normale sportive dhe kane pasur rezultate, ndersa brezi i trete Patricia stervitet ne mjedise fare te papershtatshme.

Gjithsesi edhe pse ne nuk do t’a nderpresim traditen, dhe edukimit fizik do t’i japim ate qe i takon, ky vend dhe ky popull nuk e meritojne kete gjendje dhe katastrofe sportive.

Nje popull si i yni, qe ka nxjerre Vangjel Zhapen, organizuesin e lojerave të para moderne olimpike, perpara francezit Pierre De Coubertin, patjeter do t’i mbijetoje kesaj prove te veshtire, krahas provave te tjera qe ka ofruar kjo periudhe e permbysjeve te vlerave.

Nje Shqiperi pa kampionet e saj, pa shembujt frymezues te sportit, eshte teresisht e varfer shpirterisht, dhe pa ngjyrat e plota të jetes.

Vangjel Zhapa i famshem na ka percjelle mesazhin, qe ne duhet te veprojme pikerisht atehere kur qeverite dhe institucionet nuk veprojne.

Image may contain: 1 person, playing a sport

Image may contain: 1 person

Image may contain: 1 person