HomeAktualitet

“Mos vraponi drejt vdekjes”! Rrugorja “bën shembull” shoferët: Ndëshkohen me masa maksimale! Apeli për qytetarët

“Mos vraponi drejt vdekjes”! Rrugorja “bën shembull” shoferët: Ndëshkohen me masa maksimale! Apeli për qytetarët

Policia Rrugore ka apeluar për kujdes në lidhje me shpejtësinë në aksin rrugor Durrës -Tiranë, pas evidentimit të rasteve të tejkalimit deri në dy-fish të shpejtësisë së lejuar.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

“Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark”, kujton policia.

Njoftimi:

?Mos udhëtoni më shpejt se jeta❗

171 km/h deri në 181 km/h në aksin rrugor Durrës -Tiranë, ku shpejtësia e lejuar është 90 km/h.

Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

❌Stop shpejtësisë❗

?Mos rrezikoni⚠️ jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës?

?Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

✅Të gjitha akset rrugore?️ nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente?? nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark?‍✈️?‍✈️