HomeAktualitetKronike

Moti i keq, 266 hektarë tokë nën ujë në Shkodër! Nivelet e lumenjve brenda parametrave, asnjë banesë e përmbytur

Moti i keq, 266 hektarë tokë nën ujë në Shkodër! Nivelet e lumenjve brenda parametrave, asnjë banesë e përmbytur

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e 266 hektarëve tokë në Bashkinë e Shkodrës.

Nga këto, 130 hektarë janë nën ujë në fshatrat Obot dhe Muriqan, 35 hektarë kryesisht në Pentar dhe 101 hektarë në Velipojë.

Sipas bashkisë, nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara, megjithëse pësuan rritje, krahasuar me 24 orë më parë.

Ndërkaq, nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji.

Njoftimi

Situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme, me nivele të ujit nën kuotat kritike dhe pa problematika të evidentuara.

Nga monitorimi periodik në terren diten e sotme datë 10.01.2021,ora 8.00.

Situata e lumenjve:

Nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara dhe brenda parametrave të sigurisë por gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar rritje të niveleve të lumenjve me rreth 10-20 cm krahasuar me një ditë më parë. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli i ujit është 8.30 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut, lumi Drin paraqitet në kuotën 8.05 m.Në njësinë administrative Dajç niveli i ujit është 6.48m.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e permbytur 266 Ha. Nuk ka asnjë banesë të përmbytur dhe me prezencë uji në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër.

Nj.A. Ana Malit

1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50 cm

2. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 130 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan.

Nj.A Dajç

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 35 Ha, kryesisht në Pentar.

Nj.A. Velipojë

1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 101 Ha,

Bashkia Shkodër është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe ka një tendencë tërheqje të ujit nga zonat me prani të tij.