HomeKronike

Motori përplaset me makinën në Tiranë, shpërndarësi i picave i shtrirë përtokë (Foto)

Motori përplaset me makinën në Tiranë, shpërndarësi i picave i shtrirë përtokë (Foto)

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme tek mbikalimi pranë “Pallatit me shigjeta”. Një motorist, shpërndarës picash është përplasur nga një automjet me targa të huaja.

Në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” duket drejtuesi i motorit i shtrirë përtokë, ndërsa pranë vendit të aksidentit janë mbledhur disa qytetarë.
aksident-ne-tirane-2
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, ndërsa një mjek afrohet për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
aksident-ne-tirane-1
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të plagosurit.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)