as seancës së sotme në Kuvend, Muli ka shumë dyshime për Gazin. Faktin që Zengjineja, një vajzë e re, di se çfarë ka bërë Muli në 2008 duke marrë 5 apartamente në Sarandë për kunatat, motrën dhe vëllezërit, e bëri të dyshojë. Socialistët e tjerë kanë 18 vjet dhe nuk ia kanë përmendur Mulit asnjëherë. Kur ka vjedhur Muli apartamentet, Zengjineja s’ka qenë as dhjetë vjeçe.
– Kush e mëson këtë Zengjinë? – i tha Lelos, – se këta socialistët nuk më kanë rënë më qafë kurrë për këto apartamentet në Sarandë. Madje edhe më kanë mbrojtur disa herë fshehurazi nga Rama. Nga na mbiu kjo racë e keqe që s’lë gjë pa thënë?
– Këta të rinjtë i marrin seriozisht punët në fillim, – i tha Lelo. – Janë si ty para 20 vjetësh që rrije roje tek dera e PD-së se mos hynte njeri brenda pa leje të Doktorit. Do zbuten edhe ata.
– Po pse pikërisht me mua? – tha Muli. – Dyshoj shumë te ai Gaz Bardhi, se mos i çon asaj info përmes të tretëve dhe bëjnë gjoja sikur zihen dhe e ha unë.
– Nuk besoj, – tha Lelo, – se ajo e përmendi Gazin si denoncues për vilën, jo për apartamentet. Ato janë gjë e vogël.
– Këtu dyshoj, – tha Muli. – Se po të ishte për luftë politike nga PS, ata do më kishin bërë copë kaq vite, por as m’i kanë zënë në gojë. Vjen një kalama aty si llazore e fillon më merr në gojë motrën, vëllain, kunatat vetëm se kanë marrë nga një apartament në Sarandë kur unë isha drejtor bordi. Kjo nuk më pëlqen. Dikush nga brenda nesh e furnizon. Në mos Gazi, dikush tjetër.
– Po të jetë dikush nga ne, Gazi është, – tha Lelo, – se vetëm ai të ka parë në një moment të jetës si armik dhe i korruptuar. Ne të tjerët të kemi parë gjithë jetën si udhëheqës dhe krahu i djathtë i Doktorit. Nuk na ka shkuar mendja kurrë që je edhe hajdut.
/ Gazeta Tema (rubrika e humoristike me të vërteta therëse)

