HomeHumor

Muli bën plan te hedh ne erë Edi Ramen duke i dhënë programin e PD

Muli bën plan te hedh ne erë Edi Ramen duke i dhënë programin e PD

Zonja Karo i shkroi sot e shqetësuar Mulit.

– Ata po na vjedhin dhe programin, – i tha.

– Si, programin? Po ti nga e di?

– Dëgjova Edi Ramën që po fliste për pagë minimale, pagë maksimale, pagë mesatare, etj. Këto i kemi ne në program.

– Po tjetër?

– Po ja, po fliste për BE, për SHBA, për Kosovën… këto i kemi ne në program.

– Po tjetër?

– S’di ç’të them, por çdo gjë që thotë ai, unë e kam dëgjuar nga Doktori më parë.

– Kjo qenka shumë interesante, – tha Muli. – Që ti mban mend programin e Doktorit! Unë e kam lexuar kaq herë dhe s’e mbaj mend. Ti meriton respekt që e mban mend!

– Kështu me shifra nuk e mbaj mend as unë, – tha zonja Karo. – Por me tematikë. Pra, flitet për paga, për pensione, për taksa, për BE, për SHBA… këto na i ka vjedhur si tema.

– Unë them të bëjmë një plan, – tha Muli. – Bëjmë një program ekonomik shkatërrues dhe bëjmë sikur e prezantojmë. Ai do na e vjedhë. Meqë do na e vjedhë, do fitojë pushtetin. Meqë do fitojë pushtetin, është i detyruar ta zbatojë. Sa ta zbatojë, shkatërron ekonominë dhe bie nga pushteti.

– Është e vetmja mënyrë ta sabotojmë, – tha Muli. – Të na kopjojë programin dhe të shkojë për lesh!