HomeHumor

Muli do të niset për specializim në Hungari

Muli do të niset për specializim në Hungari

Pas fitores së katërt të Orbanit, në Hungari, Muli u gëzua shumë, kur dëgjoi se ai ka mundur Xhorxh Sorosin.

I gëzuar shkoi në zyrë të Doktorit për ta uruar.

-E fituam Hungarinë, i tha.

-E fituam, tha Doktori i gëzuar.

Ka arrit një fitore të shëklqyer. Duhet më mësu prej tij.

-Më trego pak, i tha Muli. Si e njeh këtë Orbanin?

-Shiko, është i shkollum në Oksford, me bursë të Sorosit….

-Qenka si Luli d.m.th.. Besëprerë.

Ka marrë lekët e Sorosit dhe e ka tradhtuar.

-Shiko, nuk e ka pas njohur atëherë. Ishte i ri.

Kur e njohu kush ishte, e shpalli armik.

-Po tjetër çfarë ka ndonjë gjë të veçantë?

-Me thënë të drejtën nuk do Perëndimin. E urren.

Dhe nuk ka faj, se i njeh mirë se çfarë janë.

Dhe u ka dhënë një leksion të fortë.

-Qenka si ju Doktor. Ju jeni të parët që i keni thënë këto.

-Po, por ne jemi vend i vogël. Ai është vend i madh.

Plus ka dhe rusët pas. Nuk pyet shumë.

-Edhe Gruevskin e ndihmoi Doktor.

-Patjetër. Ai dhe mua më ka çu fjalë, por i kam thënë fli i qetë se i kam akoma këta të mitë në drejtësi.

Por e ka bë nderin e vet.

-Doktor, unë mendoj të shkoj në Hungari dhe të mësoj si i kanë fituar zgjedhjet.

Na duhet të mësojmë prej tij dhe në teknika.

-Patjetër. Po i shkruaj unë dhe shko bashkë me Albanën, se ajo di dhe anglisht.

-Shumë mire, tha Flamuri, dhe doli i gëzuar nga zyra.

Pastaj mori në telefon ish- deputetin Ruli.

-E more vesh, i tha. Do iki në Hungari të specializohem për zgjedhje, si të mundë Doktori, Sorosin?

-Mirë të ka shkuar mendja mo bir, i tha Ruli.

Po sa të shkosh ti, sa të mësosh anglisht, sa të mësosh dhe teknikat, ka vdekur dhe Sorosi, dhe Doktori.