HomeHumor

Muli gjen zgjidhje për të shmangur vrasjen e Blushit

Muli gjen zgjidhje për të shmangur vrasjen e Blushit

Muli u dëshpërua sot nga dy deklarata të Ilir Metës.

E para, që në krye të Partisë së Lirisë do të zgjidhet një kryetar, dhe e dyta, që duan të vrasin Blushin.

Muli thirri Lelon për të vlerësuar shkallën e rrezikut për akuzën e parë.

– A ka shanse të zgjidhet prapë Mona në krye të partisë- tha ai?

– Nuk e di – tha Lelo. Shikoj që grupi i Metës është shpërndarë.

Ka mbetur vetëm Blushi. Ndoshta Mona fut ndonjë nga të vetat për kandidat.

– Po Blushi, nga kush mund të jetë i rrezikuar për jetën?

– Nga Monika – tha Lelo. Normalisht nga ajo, se ajo është armiku i tij më i madh.

Gimi i Puros nuk vret. Është njeri paqësor.

As Petraq Milo nuk vret. Ata janë në udhëheqje.

Por ata mund të bëjnë pazar me Monikën dhe e vret ajo.

– Po çfarë mund të bëjmë për ta shpëtuar – tha Muli?

– Vështirë e kemi ta mbrojmë nga Monika dhe grupi i saj, se është sherr brenda familjes.

Ne mund ta mbrojmë nga Rama dhe nga Lapaj, por nga Monika e kemi të vështirë.

Vetëm nëse denoncojmë Monikën publikisht si tradhtare të opozitës dhe “dumdumaniste”.

Pastaj e kemi lehtë. Në Kuvendin e PL dërgojmë demokratët, mbushin sallën dhe zgjedhin Blushin.

Aty merr fund.

– Kështu do ta bëjmë – tha Muli.

Kjo është dhe përvoja që na ka dhënë Doktori në vite, sa herë partitë aleate përçahen.