HomeHumor

Muli interesohet për shpikjen e Roskovecit për arrest shtëpie

Muli interesohet për shpikjen e Roskovecit për arrest shtëpie

Pas lajmeve se një i dënuar me arrest shtëpie në Roskovec ka shmangur dënimin duke u veshur si grua, u bë shumë kurioz Muli.

Duke diskutuar me Lelon për këtë rast, i lindi një ide.

-Nëse Doktorin e dënojnë me arrest shtëpie, ne mund ta aplikojmë këtë metodë, tha. – E veshim

Doktorin si grua dhe e nxjerrim në seli.

– Po na raporton ndonjë nga PD? – tha Lelo.

– Nuk e futim tek zyra e tij, por tek zyra e Albanës – tha Muli. – Ashtu nuk bie në sy.

– Kjo po – tha Lelo. – Por do të na duhet të themi se është Doktori.

– Atë e zgjidhim – tha Muli. – Atje ndërrohet dhe kalon tek zyra e tij. Ashtu hapet fjala që Doktori nuk pyet për Dumanin.

– Para se të ikë, hyn prapë tek Albana dhe me makinën e Albanës e çojmë në shtëpi.

– Ide e mirë – tha Lelo. – Kështu edhe nuk mërzitet në shtëpi. Vetëm se do t’i duhet paradite të jetë tek selia, mbasdite tek penxherja 2.

– Për ashtu nuk përton ai – tha Muli.

– Atëherë thjesht të gjejmë rroba si të Albanës – tha Lelo – por numër më të madh.

– Tani dimër është, vetëm një pallto na duhet si e asaj. Ato poshtë i mbulon me shall. Vë dhe parukën dhe është në rregull.

– Madje të lëvizë me makinën e Albanës dhe Albana të lëvizë me Benzin e Doktorit. Kështu edhe njerëzit do binden se në Benz është Albana e vërtetë, kurse e klonuara është tek makina e saj. Kështu edhe në rast atentati e ha Albana, jo Doktori.

– Gratë e atij fisi kanë sakrifikuar gjithnjë për partinë – tha Lelo. – Një paraardhëse e Vokshit i la në dispozicion Enverit shtëpinë për të themeluar rinisë komuniste, jo më makinën.