HomeHumor

Muli merr një letër proteste për Fundo-rin: Mos më shtrembëro batutat, të lutem!

Muli merr një letër proteste për Fundo-rin: Mos më shtrembëro batutat, të lutem!

Pas bisedës së famshme që Muli pati me Lelon për Fundo-rin dhe operacionin e veshëve, ka reaguar autori i batutës origjinale, Ismeti.

Me një letër të sinqertë (por të ashpër), ai kërkon ndreqjen e fjalëve të veta që, sipas tij, janë masakruar:

“I dashur Muli,

Me keqardhje lexova se ke shtrembëruar një batutë timen lidhur me Fundo-rin dhe operacionin e veshëve.

E vërteta është si më poshtë:

Fundo-ri, siç e di, bullizohej për veshët.

Bënte dy punë, edhe te Ridvani, edhe tek ne te Fiksi.

Kishte bërë ca lekë dhe vendosi të bënte operacion.

U zhduk një javë dhe u shfaq me veshët të fashuar.

Nuk po e njihte më njeri.

Njerëzit në redaksi filluan të pëshpërisnin:

“Kush e ka rrahur? Kush ia ka prerë veshin?”

Fjalët erdhën tek unë. Më dërguan për të hetuar.

Pasi e pyeta dhe e sqarova, shkova në redaksi.

— Hë, çfarë kishte, më pyetën të gjithë?

— Asgjë. Fundo-ri ka bërë synet… kokën.

Kaq ishte batuta. Të lutem, mos ma shtrembëro thelbin!

Ka peshë kjo fjali, ka filozofi. Është një sintezë e karakterit të tij”.

Muli e lexoi me vëmendje dhe thirri Lelon.

— Ore, çfarë ka dashur të thotë me këtë që Fundo-ri ka bërë “synet kokën”?

— Atë që thuhet për synetlëkun, i tha Lelo.

Por në këtë rast ka kuptimin që ky bëhet synet nga koka lart, jo si gjithë të tjerët…

Se është i gjithi k**.

— Aaaa, s’më shkoi mendja, tha Muli.

Qenka shumë e bukur!