HomeHumor

Muli në hall nga deklaratat e Gazit kundër mikut të babit të Zenit, Orban

Muli në hall nga deklaratat e Gazit kundër mikut të babit të Zenit, Orban

Pas deklaratës së Gazit se Shqipëria nuk duhet të ndjekë shembullin e Orbanit, Muli u mërzit shumë.

-Këtu ka tradhti, i tha Lelos.

Ne të vetmen shpresë që kemi në Evropë është Orbani, ky thotë nuk duhet ndjekur shembulli i tij.

-Po e ka pas për Ramën, tha Lelo.

E ka në kuptimin që mos na e merr dhe këtë që kemi vetëm se ke mundësi të na e marrësh.

-Jo mo burrë ishte deklaratë e keqe shumë.

Orbani i vetmi që na ka mbështetur.

Ambasadori i Orbanit ka takuar Doktorin.

Meta është me Orbanin.

Argita madje shkoi dhe bleu vilë në Hungari vetëm që në ditë të këqija të strehohej tek Orbani.

Ky shkon e na hedh në erë.

-Nuk është mirë ta zmadhojmë këtë sherr, tha Lelo.

Mendoj që ta kanalizojmë si deklaratë kundër Ramës.

Se na demoralizohen demokratët.

U kemi thënë që në Evropë kemi Orbanin, në Ballkan kemi Mickovskin, në Turqi kemi një kryetar komune afër Stambollit.

-Nuk mbulohet dielli me shoshë, tha Muli.

Ai nuk është budalla. E ka bërë qëllimisht ngaqë Argita ka blerë në vilë në Budapest dhe do t’ia prishë shpresat tek Orbani.

-Nuk besoj, tha Lelo. Kam idenë e ka bërë vetëm të sulmojë Ramën meqë do hapë negociatat këtë javë.

-Atëherë ose bën lojën e Sorosit, ose do të na nxjerrë jashtë loje. Duhet ta ndajmë këtë punë.

-Mirë është të themi që ai ka dash t’i prishë festën Ramës në datë 15 për ti thënë që ti hapi negociatat një antievropian, tha Lelo.

-Puna është që ai antievropiani është i vetmi mik që kemi, tha Muli.

Nuk ka demokrat që e beson. Do ta ketë shumë vështirë në Fier me këtë. Fierakët nuk të falin tek Orbani.