HomeHumor

Muli po analizon: Kush do ta tradhtojë nga 43 deputetët e PD-së?

Muli po analizon: Kush do ta tradhtojë nga 43 deputetët e PD-së?

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Greqia, Muli u ul dhe po bënte llogaritë e deputetëve.

Nga 50 deputetë që ka “koalicioni madhështor”, 4 i ka Ilir Meta, mbeten 46.

Një Dule, 45. Një i PDIU-së, 44. Një Mediu, 43…

– D.m.th rezultati final është 83 me 43, tha Muli me zë të rënduar.

Kjo është katastrofë! Paskemi dalë më keq se më 2001.

Këtë nuk mund ta pranojmë kurrë!

– As atëherë nuk e pranuam, i kujtoi Lelo.

Por hymë në Kuvend pas gjashtë muajsh.

Tani, po nuk hymë për një javë, ua djeg Rama mandatet dhe ua jep të tjerëve që presin në radhë.

– Jo jo, tha Muli, e kam fjalën për diçka tjetër.

Më lindi një ide nga fjalët e Doktorit që tha “do t’ua bëjmë si në 2001”.

Rezultati është afërsisht njësoj. Tani duhet t’i diskreditojmë ata.

– Me sa mbaj mend unë nga 2001, tha Lelo, e vetmja gjë që ndodhi ishte që Doktori u bë aleat me Fatos Nanon dhe ndenjën krah për krah për gati dy vjet.

I bie tani të bëhet mik për kokë me Edi Ramën.

Se gjë tjetër s’ka ç’të bëjë.

– Dakord, ajo është faza e dytë, tha Muli.

Si fazë të parë, duhet ta ndalojmë Ramën të bëjë 84 deputetë.

Në Lezhë e ndalova për 50 vota.

Po kam frikë se do më ikë ndonjë nga këta shtatë të vegjël.

– Nuk besoj, tha Lelo. Çamët dhe grekët janë njerëz besnikë. Nuk tradhtojnë.

Kështu që as Mesila, as Dule nuk shkojnë.

– Po puna është që Mesila s’është çame, tha Muli.

– Edhe këta të Ilir Metës nuk tradhtojnë.

S’e kanë bërë kurrë. Vetëm Mediu mbetet.

Po qe se e fusin në burg, mandatin e merr Alimehmeti. Kështu që sigurohemi.

– D.m.th kemi interes ta fusin në burg, tha Muli me mendim të thellë.

– Pastaj, po pamë që po na e dredh Blushi, e detyrojmë të japë dorëheqje dhe e merr Meta.

– Po mbeti dhe Meta në burg, futet Dogjani.

– Keq e më keq, tha Lelo.

Më mirë mos bëjmë më llogari, se nga 43 po e çojmë në 33.